Recognized for Excellence 5 Star

AMERICAN EUROPEAN SCHOOL

Gjimnazi UBT

Classroom 3.0

Rreth Nesh

Gjimnazi ‘UBT’ është një shkollë e mesme, e cila kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit – Classroom 3.0.

 

Përmes ofrimit të një arsimi të gjerë, të bazuar në dije e të orientuar në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë, gjimnazi ynë i mundëson nxënësve që t’i zbulojnë pikat e tyre të forta dhe të arrijnë standardet më të larta.

 

Përfundimin e Gjimnazit ‘UBT’ nxënësit do ta kurorëzojnë me shumë njohuri të fituara, aftësi të zbuluara e kualifikime të arritura, me të cilat do ta ndërtojnë suksesshëm të ardhmen e tyre.

 

Një ambient frymëzues, me mësimdhënës të mirëkualifikuar, të dëshmuar e inovativ, me klasa moderne e praktike, me hapësira të veçanta për argëtim, edukimin fizik e mësimin praktik, Gjimnazin ‘UBT’ e bëjnë unik e të pakonkurrencë në ndërtimin e gjeneratës së artë të Kosovës.

 

Gjimnazi “UBT” nxitë zhvillimin e talentit të nxënësve dhe eksplorimin e potencialit të tyre në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për të përdorur mundësitë e pakufizuara të së ardhmes.

 

Classroom 3.0 do të jetë një fushë e veçantë e fokusit të gjimnazit tonë për të nxitur dhe zhvilluar talentët e rinj, duke kërkuar përsosshmërinë edhe jashtë aktivitetit të rregullt mësimor.

 

Gjimnazi ‘UBT’ krahas mësimit kurrikular u mundëson nxënësve që të punojnë edhe në projekte të veçanta, në aktivitete jashtëshkollore, të angazhohen në ngjarje të ndryshme e të zhvillojnë talentet e tyre në laboratorët e ndryshëm të Parkut Shkencor e Inovativ të UBT-së.

 

Pishinë noti e sallë ushtrimesh fizike, salla tenisi e fusha futbolli, basketbolli e volejlbolli, laboratore mjekësore e kimike, e sera të veçanta të prodhimeve bio ushqimore, do të krijojnë momente të paharrueshme e atmosferë të papërshkrueshme pozitive e frymëzuese për secilin nxënës.

 

Gjimnazi “UBT” është e ardhmja juaj.

BASHKOHU ME NE!

Duke u regjistruar, ju do të bëheni pjesë e një shkolle që ka pritshmëri të larta nga nxënësit dhe stafi, duke ofruar një kurrikulë të gjerë dhe të ekuilibruar në një mjedis të qetë dhe të disiplinuar.

Ekselenca

Ekselenca në mësimdhënie është e dukshme bazuar në kualifikimet e stafit që ne kemi, si dhe mundësitë e të mësuarit profesional dhe praktik të ofruara nga gjimnazi UBT.

Talenti

Gjetja dhe zhvillimi i talenteve të veçanta te të rinjtë janë ndër kënaqësitë më të mëdha të mësimdhënies. Detyra jonë në gjimnazin UBT është të u mësojmë nxënësve aftësi të reja por edhe të identifikojmë dhe ushqejmë pikat e tyre të forta dhe talentet që tashmë i posedojnë.

Kujdesi

Ne punojmë të gjithë së bashku për të kuptuar se çfarë i nevojitet nxënësve që ata të jenë sa më të suksesshëm. Gjimnazi UBT ofron një kujdes maksimal për secilin nxënës.

Gjenerata e Artë

Me përkueshtueshmëri, ne mundohemi të ofrojmë shërbimet më të mira në vend për gjeneratën e artë të së ardhmes.

Pyetjet më të shpeshta

  • Gjimnazi UBT për momentin ofron mësim për nënësit e interesuar të vazhdojnë shkollën e mesme të lartë, respektivisht për klasat 10, 11, 12, me drejtimet: shkenca natyrore dhe shkenca shoqërore.

  • Të gjithë të interesuarit për regjistrim në Gjimanzin UBT duhet të kenë të përfunduar shkollimin në nivelin e mesëm të ulët dhe të kenë dëshmi (dëftesën) të përfundimit të suksesshëm të testit të semi-maturës.

Kontakti

Lagjja Kalabria,10000 Prishtine, Kosovo

+383 46 33 22 33