Pse duhet të zgjedhni Gjimnazin UBT?

Gjimnazi UBT është zgjedhja ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të vendosin themelet e forta në shkollim dhe për prindërit që duan shkollimin më të mirë për fëmijët e tyre.

 

Shkollat e mesme tek ne dhe në rajon vazhdojnë të ruajnë modelin klasik të shkollimit, të bazuar në raportin e ftohtë nxënës-mësues dhe distancë të madhe komunikuese në mes tyre. Gjimnazi UBT është antipod i këtij lloj shkollimi, pasi për herë të parë sjellë përvojën perëndimore të shkollave më të mira amerikane, gjermane, austriake, finlandeze, zvicerane, italiane, të gërshetuara në një vend ku nxënësi është në epiqendër.

 

Një kurrikulë moderne me përvoja të pasura ndërkombëtare të mishëruara me konceptin e fundit të teknologjisë, Classroom 3.0, një shkollë që i përshtatet në mënyrë të përkryer nevojave shkollore, sociale dhe emocionale të fëmijëve tuaj. Ndër të tjera, Gjimnazi UBT, ka tarifat më të mira të shkollimit, ku përpos mësimit përfshinë edhe aktivitete të ndryshme të edukimit jo-formal, me rëndësi të veçantë të ndërtimit të raportit nxënës-mësues, që është thelbësor për këtë cikël shkollimi. Të gjitha këto gjejnë gërshetim në një mjedis atraktiv e inovativ shkollor, higjienë e disiplinë të lartë dhe mundësi të pafundme të pjesëmarrjes në aktivitete, gara, kurse e programe.

 

Gjimnazi UBT, nuk është i vetëm në këtë mision fisnik e premtues pasi rol qendror i kushton bashkëpunimit me prindërit, duke e parë trekëndshin nxënës – shkollë- prind si motorin kryesor të suksesit. Kuptohet që edukimi i një fëmiu nisë nga shtëpia. Prindërit janë mësuesit e tyre të parë dhe ata kanë një rol kyç në formimin e karakterit të tyre. Pikërisht, Gjimnazi UBT, synon që të bëjë një ekuilibër të shkollimit në mes të shtëpisë dhe shkollës për të arritur rezultatet më të mira nga secili nxënës.

 

Dërgimi i fëmijës suaj në Gjimnazin UBT, është një mënyrë e shkëlqyeshme që ata të zhyten plotësisht në kulturën perëndimore të shkollimit. Standardi i lartë i mësimdhënies me staf të kualifikuar e të avancuar, e bën unik e të pa konkurrencë gjimnazin më të ri në vend.

 

Gjimnazi UBT është miku i çdo nxënësi në Kosovë që synon të kap majat e suksesit në vend dhe në botë.