UBT ka një infrastrukturë moderne, e cila i plotëson nevojat e nxënësve, si dhe të stafit mësimor dhe administrativo – teknik në përputhje me Udhëzuesin për Normat dhe Standardet e Ndërtesave Shkollore.

Biblioteka posedon teknologjinë dhe materialit të cilat janë të përshtatshme për nevojat e mësimnxënies.

Laboratorët për teknologji të informacioneve, për Microsoft, CISCO, simulime kompjuterike, CAD dhe qendra të ngjashme laboratorike, të cilat janë në rritje e sipër, e bëjnë UBT një qendër lidere në vend në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.

Kushtet teknike në institucion i mundësojnë nxënësve vijueshmëri normale në procesin e mësimit, bazuar në faktin që gjatë procesit mësimor çdo nxënësit i takon nga një kompjuter.

Në UBT është i integruar sistemi i kamerave për monitorim në gjithë objektin, i cili mundëson sigurinë e plotë të punës dhe individit në objekt.

Të gjitha sallat janë të pajisura me mjetet më të përshtatshme të punës (si p.sh. flip charts, overhead projectors etj).

Përparësi tjetër e pjesës së infrastrukturës së UBT-së është krijimi i hapësirave komode për grupe të vogla të nxënësve. Përveç kësaj, UBT ofron kushte komode për këto aktivitete:

• Punë individuale me nxënësit
• Analizën e punëve praktike
• Konsultimet individuale
• Punë laboratorike