Niveli i mesëm i lartë ( klasa X, XI, XII)

 

KLASA X

Në klasën e dhjetë lëndët mësimore kontribuojnë në procesin e përvetësimit të dijeve dhe zhvillimit të shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve të nxënësve duke i përgatitur për të marrë përgjegjësinë për jetën e tyre, për të marrë pjesë si qytetarë aktiv dhe për t’u bërë kompetent në zhvillimet shoqërore.

KLASA XI

Programet mësimore në këtë nivel nxënësve u mundësojnë për t’u përgatitur në vazhdimësi, për studime të mëtutjeshme dhe për t’u  inkuadruar me sukses në tregun e punës. Në këtë klasë nxënësit i nënshtrohen një procesit më sfidues të përvetësimit të dijeve, zhvillimit të potencialit të tyre intelektual, shoqëror, socio – emocional dhe fizik.

KLASA XII

Në këtë klasë mësimi edhe pse mbahet përmes lëndëve mësimore, ka ndërlidhje me situatat jetësore dhe me bazë konteksti, për t’iu mundësuar  nxënësve që të kuptojnë drejt proceset shoqërore dhe natyrore, marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu.

 

Fushat e Kurrikulës për Klasat X, XI, XII

  • Gjuhët dhe komunikimi
  • Artet
  • Matematikë
  • Shkencat e natyrës
  • Shoqëria dhe mjedisi
  • Jeta dhe puna
  • Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti
  • Lëndë zgjedhore