Letër Përshëndetëse

 

Të dashur nxënës,

Kjo është letra më e dashur për mua, të cilën e shkruaj dhe ndjejë më shumë sesa cilëndo letër apo përshëndetje tjetër mirëseardhjeje.

Mua më ka mbetur përjetësisht në mendje dita e parë e gjimnazit, vendit prej nga ngjita shkallët e dijes dhe të ardhmes sime profesionale e shkencore.

Ashtu si mua dikur, e ndjejë se dhe juve sot do t’u rrah fort zemra kur të nisni këtë etapë të re e vendimtare të shkollimit tuaj.

Nga klasa e dhjetë e deri në klasën e dymbëdhjetë, çdo i ri e përmbyll një kapitull të dijes, por para vetës hap një kapitull tjetër, rezultati dhe suksesi i të cilit varet shumë nga ky shkollim themelor trevjeçar.

Synimi i Gjimnazi-t ‘UBT’, një model modern që kombinon mësimdhënien kurrikulare me teknologjinë e informacionit – Classroom 3.0, është që të nxis zhvillimin e talentit tuaj dhe eksplorojë potencialin që keni, në mënyrë që pasi ta keni përfunduar këtë cikël mësimor të jeni të gatshëm të përdorni mundësitë e pakufizuara të së ardhmes.

Me këtë model ekselent të shkollimit ne do t’ua bëjmë të mundur që të realizoni imagjinatën që ju ndjek çdo ditë, nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij, secilën natë plot ëndrra e secilin mëngjes plot shpresë. Që ju bashkë me njohuritë e fituara, aftësitë e zbuluara e arritjet e larta mësimore, t’i zbuloni edhe pikat tuaja të forta me të cilat do ta ndërtoni suksesshëm të ardhmen tuaj.

I Juaji,

Edmond Hajrizi,

President i UBT-së